“Braktis” Tiranën, Edi Rama niset në Fier me Dua Lipën

0

Kryeministri Edi Rama, pas vizitës në stadiumin “Air Albania”, ku po zhvillohet vaksinimi i efektivëve të policisë në Tiranë, është nisur për në Fier, për të zhvilluar fushatën elektorale.

Lajmin e ka bërë vetë kryeministri përmes një video në Facebook, ku shihet i rehatuar në sendiljen e pasme të makinës, duke dëgjuar këngën e Dua Lipës, këngëtares me origjinë shqiptare, që po prek majat e suksesit në tregun botëror. “Me Dua Lipën për Fier”, ka shkruar Rama krahas videos.

Në video gjithashtu, Rama shihet me telefon në dorë, që do bëjë një telefonatë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu