Dita e ecjes në natyrë në Parkun Kombëtar Shebenik-Jabllanicë

0

Dita e Ecjes në Natyrë bëri bashkë dhjetëra të apasionuar pas natyrës, të cilët këtë ditë vendosën t’a kalojnë në një nga shumë mrekullitë që Parku Kombëtar “Shebenik” ofron për të gjithë ata që e duan natyrën.

Specialistët e AdZM Elbasan patën kënaqësinë të mirëpresin dhe udhëheqin një grup turistësh nga Librazhdi dhe Tirana përgjatë përshkimit të shtegut “Liqeni i Fushë Studnës-Liqeni i Draganit”.

Gjatë përshkimit të këtij shtegu vizitorët patën mundësinë të shijojnë ajrin e pastër e të freskët nën pyjet e larta të ahut (Fagus sylvatica), si edhe pamjen fantastike me ngjyrat e arta të vjeshtës, e cila sapo ka filluar të shfaqet, duke dhuruar pamje të mrekullueshme e piktoreske për të gjithë ata që e duan natyrën dhe bukuritë e saj.

Një tjetër eksperiencë që ata patën mundësinë të shijojnë gjatë udhëtimit, ishte dhe ngjitja në Majën e Shkëmbit të Draganit , i cili shfrytëzohet nga të gjithë ata që e vizitojnë këtë mrekulli të natyrës.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu