“Dita e Tokës Mëmë”,promovon ushqimet e shëndetshme nëpërmjet Festës lokale të Shirgjanit të Elbasanit

0

 

Në Shirgjan të bashkisë së Elbasanit u zhvillua Festa lokale e titulluar Slow Food, “Dita e Tokës Mëmë” e cila promovoi ushqimet e shëndetshëm itë cilat kanë rëndësi të jashtëzakonshme për të përmirësuar shëndetin fizik e atë mendor.Ky event ndërkohë kishte si qëllim edhe promovimin e kulturës , traditave dhe mundësive të shfrytëzimit të potencialeve të shumta turistike e bujqësore të kësaj zonë si edhe nxitjen e investitorëve të fuqishëm për të kontribuar në zhvillimin e industrisë së turizmit dhe të bujqësisë në këtë zonë .Festa e Shirgjanit sipas Artur Gunit , Drejtor i Përgjithshëm i Agjensisë së Kulturës dhe Turizmit ky event ishte një mundësi e shkëlqyer rrjetëzimi ,bashkëpunimi e shkëmbimi idesh mes profesionistëve të turizmit dhe komuniteteve lokale .Kjo festë e rrallë ju kushtua rëndësisë që ka ushqyerja e shëndetshme

e cila ka të bëjë me ndjesinë e të qenurit mirë, plot energji, shëndet dhe humor.Ndërsa Bukurie Luta ,përaqësuese e Federatës Bujqësore Elbasan tha se ushqimi është i rëndësishëm në çdo moshë , ushqimi i mirë është domosdoshmëri dhe nuk duhet neglizhuar kurrë ishte kryefjala e kësaj feste promovuese të prodhimeve bio .Luta prezantoi gatimet tradicionale të fshatit Kuqan në Njësinë Administrative Shirgjan të Elbasanit dhe u sygjeroi prindërve që të inkurajojnë fëmijët të konsumojnë produktet bio dhe të përshtasin zgjedhjen e ushqimeve më të shëndetshme.Ushqimi i shëndetshëm i trupit dhe trurit është mjaft i rëndësishëm theksuan organizatorët e kësaj feste pasi ai shërben për t’u përballur me sukses me të gjitha sfidat .Ushqimi i shëndetshëm duhet që në fëmijëri ,adoleshencë dhe gjithë jetën pasi ai është i rëndësishëm jo vetëm për rritjen dhe zhvillimin e duhur por edhe për të parandaluar patologji të ndryshme shëndetësore.Një dietë e mirëbalancuar, e ushqyeshme, e kombinuar me aktivitet të moderuar fizik është baza e një shëndeti të mirë.Ushqimet e shëndetshme dhe të shijshme kanë qenë prej shekujsh pjesë e traditave të Ballkanit , por për fat të keq ato sot janë në rrezik zhdukjeje, së bashku me peizazhet dhe kulturën e ushqimit, të cilat janë pjesë përbërëse e identitetit të këtyre komuniteteve. FAO Organizata e OKB-së për Bujqësinë dhe Ushqimin ka konstatuar se 75% e varieteteve bimore të ngrënshme kanë humbur në mënyrë të pakthyeshme, dhe 60% e kalorive që marrim mundësohet nga vetëm tre drithëra. Sistemet buqësore të pasura me biodiversitet, që shfrytëzojnë tokën për prodhimin e qëndrueshëm të ushqimit dhe që nuk varen nga lëndët djegëse fosile apo pesticidet, na ofrojnë mundësinë më të mirë për t’iu përgjigjur të gjitha llojeve të kërcënimeve ndaj ushqimit tonë. Ruatja e këtyre sistemeve bujqësore është e rëndësishme për shëndetin tonë, për kulturat tona dhe për t’iu lëne brezave të ardhshëm një planet më të pasur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu