Ditë e përgjakshme sot në rrugët e Shqipërisë, 4 viktima dhe 10 të plagosur nga Jugu në Veri. Ja rastet

0

Tre viktima dhe 10 të plagosur. Ky është bilanci sot në rrugët e vendit, që janë përgjakur nga disa aksidente. Viktima e parë u shënua në Lezhë, pranë kryqëzimit të Ishull-Shëngjin. Makina tip “Benz” ku po udhëtonin dy persona doli nga rruga dhe përfundoi në një biznes në anë të saj.

Për pasojë gjeti vdekjen e menjëhershme drejtuesi i mjetit dhe mbeti i plagosur pasagjeri N.P. i cili është transportuar në spitalin e Traumës.

Ndërkohë që paradite një aksident i mori jetën një të moshuari në Përmet. Sipas policisë në afërsi të fshatit Kutal mjeti tip “Renault” me drejtues M. Sh. 44 vjeç, banues në Këlcyrë përplasi Zh. K., 62 vjeç, i cili udhëtonte me biçikletë. I moshuari humbi jetën në vend.

Një tjetër aksident u shënua pasditen e sotme në fshatin Gjormë në Vlorë, ku ndërroi jetë një 27-vjeçar, drejtuesi i mjetit Akil Ruçaj. Ai humbi kontrollin e makinës duke dalë nga rruga ndërsa u plagos së bashku me pasagjerin. Por pavarësisht se u dërgua me shpejtësi në spital për ndihmë, i riu ndërroi jetë.

Një makinë u përfshi nga flakët në Laç, ndërsa drejtuesi u lëndua duke përfunduar në spital. Ndërkohë që në mbrëmje në Elbasan si pasojë e përplasjes kokë më kokë të një furgoni me një “Volkswagen cabriole” u plagosën 7 persona dhe 1 pasagjer humbi jetën.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu