Komunikata e Policisë Elbasan: Volkswagen-i u përplas me minibuzin, 7 të plagosur në spital. Ja gjendja e tyre

0

Elbasan/ Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan- Bradashesh, automjet tip “Volkswagen”, është përplasur me një minibuz pasagjerësh.

Si pasojë e përplasjes janë plagosur 5 persona pasagjerë të minibuzit të cilët janë transportuar në spital të Elbasanit, dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën. Po si pasojë e përplasjes janë plagosur drejtuesja e mjetit të “Volkswagen” shtetasja F.B., dhe pasagjeri shtetasi K.D., ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon punën për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

Shërbimet e Policisë morën masa të menjëhershme duke siguruar rrugëkalimin e autoambulancave që transportuan në kohë të shpejtë të plagosurit si dhe bënë të mundur zhbllokimin e trafikut në të dyja kahët e lëvizjes.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu