Makina u bë copë e thërrime, vdes nga aksidenti i riu 26 vjeç në Elbasan. Emri

0

Ndërron jetë një nga shtatë të plagosurit nga aksidenti që ndodhi mbrëmjen e sotme në Elbasan. Shtetasi që ka ndërruar jetë është Kledis Deda 26-vjeç që ishte pasagjer në makinën tip “Volkswagen Cabriole”.

Makina me të cilën ai po udhëtonte drejtohej nga shoferja me inicialet F.B. e cila është e plagosur. Makina u dëmtua shumë nga përplasja me një minibus me turistë që po ktheheshin nga juglindja.

Ndërkohë që të lënduar nga përplasja me “Volkswagen”-in kanë mbetur edhe 5 pasagjerë të minibusit, që po kthehej nga juglindja, guidë për festat. Të plagosurit nga minibusi, sipas policisë janë jashtë rrezikut për jetën. Nga aksidentet sot në Shqipëri janë shënuar 4 viktima dhe 9 të plagosur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu