Ditë zie në Izrael/ I jepet lamtumira e fundit viktimave të tragjedisë

0

Izraeli po varros viktimat e katastrofës që i mori jetën 45 personave në një sajt pelegrinazhi të hebrenjve, një nga katastrofat më të rënda në kohë paqeje në vend.

Funeralet po mbahen në disa vende, përfshirë Jeruzalemin, pas fundit të Zabahut, ditës hebreje të pushimit.

Një nga funeralet ishte edhe ai i Jediya Hayut, një 13 vjeçari, babai i të cilit mbeti i lënduar në incident.

Dhjetëra e mijëra njerëz iu drejtuan malit Meron në Izraelin verior dhe varrit të rabinit Shumon Bar Yochai, të enjten, për të shënuar festën Lag BaOmer. Pjesa më e madhe e viktimave që u shkaktuan si pasojë e panikut, ishin hebrenj ultra-ortodoksë.

Të premten, ceremonitë e para funerale u mbajtën në Jeruzalem, dhe qytetin Bnei Brak, ku njerëz të veshur me veshjet e zeza të gjata mbushën rrugët në zi. E diela ndërkohë u shpall ditë zie kombëtare.

Njerëzit në anën tjetër kanë ndezur qirinj në nder të viktimave. Pelegrinazhi ishte tubimi më i madh publik në Izrael që nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit vitin e kaluar.

Zyrtarët kishin paralajmëruar që njerëzit të mos merrnin pjesë në shifra të mëdha për shkak të frikës nga infektimet, duke autorizuar vetëm rreth 10 mijë persona. Por mediat izraelite raportojnë se rreth 100 mijë vetë morën pjesë në pelegrinazh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu