Prokurorët belgë zbarkojnë në Elbasan

0

 

Ekzekutimi i 38 vjeçarit, Arjan Spahiu vitin e kaluar në Bruksel, ka sjellë në Elbasan një grup hetuesish dhe prokurorësh belgë.

Tre hetues, sëbashku me prokurorë dhe përfaqësues të ambasadës, kanë kryer takime intensive me zyrtarë të lartë të policisë dhe prokurorisë në Elbasan.

Qëllimi ka qenë mbledhja e informacioneve për Arjan Spahiun dhe aktivitetin e tij në Elbasan dhe jo vetëm, të cilat mund të çojnë në zbardhjen e motive të ekzekutimit të tij.

Burime thanë se grupi i hetuesve nga Brukseli ka qëndruar rreth katër ditë në Elbasan.


Spahiu u ekzekutua në një pritë mafioze në 28 nëntor në kryeqendrën e Europës.

Ai u qëllua me armë zjarri sapo doli nga një lokal në zonën e Molenbek. 38 vjeçari ishte nën shoqërinë e mikut të tij, Florian Narazani.

Viktima, ka qenë i akuzuar 11 vjet më parë si organizator i vrasjes se Gëzim Alikajt, ngjarje e ndodhur në qytetin e Elbasanit, në afërsi të Urës së Zaranikës.

Sipas hetimeve të kohës, ky i fundit dyshohet se ka vrarë 13 vite më parë një të afërm të Arjan Spahiut, çka ka bërë që hetuesit belg të dyshojnë se, krimi ndaj 38 vjeçarit një vit më parë, lidhet pikërisht me këtë ngjarje.

Gjithçka mendohet se është pasojë e luftës mbi kontrollin e territorit për trafikimin e drogës mes grupeve kriminale shqiptare në disa qytete europiane.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu