Divjakë/ Qëllohet me armë zjarri pranë banesës së ish-policit

0

Një ngjarje ka ndodhur në fshatin Ferras të Divjakës.

Sipas informacioneve nga vendngjarja një person i pa identifikuar ka qëlluar me armë zjarri në ajër pranë banesës së shtetasit Pellumb Beqiraj.

Pas kësaj personi është larguar nga vendngjarja. Kanë qenë familjarët të cilët kanë njoftuar policin.

Sipas informacioneve Beqiraj deri disa muaj më parë ka qenë polic në burgun e Fierit.

Nuk dihet ende nëse kjo ngjarje ka lidhje me detyrën që Beqiraj ka patur. Policia e Divjakës ka nisur hetimet për të zbardhur më shumë për këtë ngjarje.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu