Dizanjeri Alexander Wang akuzohet për sulme seksuale

0

Në fund të dhjetorit, dizajneri Alexander Wang u përball me një seri pretendimesh për sulme seksuale, akuza të cilat ai fillimisht i mohoi dhe i konsideroi si “false në një mënyrë grotekse”. Megjithatë, dy muaj më vonë, dizajneri 37-vjeçar thotë se “do të bëjë më mirë”.

“Një numër individësh kanë folur së fundmi për të ngritur pretendime kundër meje në lidhje me sjelljen time personale në të kaluarën. Unë mbështes të drejtën e tyre për të folur dhe i kam dëgjuar me kujdes historitë e tyre dhe më vjen keq që kam vepruar në një mënyrë që u ka shkaktuar dhimbje. Ndonëse nuk pajtohem me disa nga detajet e këtyre ndërveprimeve personale, unë do të jap një shembull më të mirë dhe do të përdor ndikimin tim për të inkurajuar të tjerët të njohin sjelljet e dëmshme.” – shkroi ai në një postim në Instagram.

Viktimat e supozuara të Wang folën përmes disa videove në TikTok, Instagram dhe Twitter, për të treguar me detaje sjelljen e tij. Ndër të tjera u tha se Wang mashtron njerëzit, u jep drogë ose i detyron të dehen në festa. Pati gjithashtu akuza të përsëritura nga disa gra transgjinore, që thanë se dizajneri i ka detyruar të ekspozojnë organet gjenitale.

New York Magazine intervistoi shtatë persona, pretendimet e të cilëve për sjellje të keqe varionin nga kërcimet te seksi oral i detyruear. Disa prej tyre thanë se Wang u futi dorën te të brendshmet dhe preku organet gjenitale; disa thanë se Wang u ka derdhur pije alkoolike në fyt.

Dizajneri nuk pranoi të komentonte pretendimet e bëra për revistën New York, me përjashtim të një rasti. Një burrë me emrin Hugo u shpreh se dyshon se Wang ka kryer marrëdhënie seksuale pa dijeninë e tij. Avokati i Wang, Eric M. George, e quajti “të pamundur” veprimin dhe e konsideroi atë si “homophobic swear” – pra, veprim i nxitur nga homofobia, i cili tenton të dëmtojë imazhin e Wang.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu