Djali i Aqif Rakipit thyen herësin e votave në qarkun e Tiranës

0

Pas Fatmir Xhafajt, një tjetër socialist ka thyer herësin në Tiranë duke rrezikuar vendin e një prej 18 të parëve në listë. Është fjala për Ornaldo Rakipin, djalin e ish-deputetit Aqif Rakipi.

I renditur i 30-ti në listën e PS, Rakipi i cili kandidon për një mandat deputeti në zonën e Vorës, ka arritur të grumbullojë deri më tani 10 197 vota. Deri në orën 03:57 të mëngjesit të 29 Prillit, në qarkun e Tiranës janë numëruar 758 nga 1243 qendra në total.

Kandidatët meshkuj më pak të votuar në 18 emrat e parë në listën e socialistëve të Tiranës, që rrezikojnë mandatin nga rezultati i Xhafajt dhe Rakipit, janë Fidel Ylli me 955 vota, Ervin Bushati me 1636 vota dhe Eduard Shalsi me 1487 vota deri më tani.

Të atit të Ornaldos, Aqif Rakipit iu hoq mandati nga ligji i dekriminalizimit. Ai fitoi mandatin në qarkun e Elbasanit, konkretisht në zonën e Peqinit me siglën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu