Luçiano Boçi në revansh, pasi thyen herësin, grumbullon më shumë vota sa disa kandidatë bashkë

0

Luçiano Boçi ka mundur të thyej herësin në qarkun Elbasanit, duke siguruar në këtë mënyrë një vend në parlamentin e ardhshëm të Shqipërisë.

Boçi ndodhet i 7-i në Elbasan, në një qarku ku Partia Demokratike arriti të siguronte vetëm 6 deputetë. Kur janë numëruar 508 nga 511 kuti, Boçi ka siguruar 11076 vota, shifër kjo e barabartë me disa kandidatë të PD të marrë sëbashku.

Kjo do të thotë, që një nga kandidatët në listën fituese, do të spostohet, për t’i lënë vendin atij.

Mes emrave të diskutueshëm është edhe vetë drejtuesi politik i fushatës, Gazment Bardhi i cili ka grumbulluar 3999 vota. infowebtv

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu