Djali iu vra në Londër, nëna shqiptare tregon vuajtjet

0

“Jam një trup i gjallë me një mendje të vdekur. Kemi ardhur në Angli në vitin 2001 me djalin tonë nëntë vjeç, në mënyrë që t’i japim atij një jetë më të mirë dhe mundësi më të mira. Ne nuk kishim asgjë dhe nuk dinim asnjë fjalë anglisht, por dinim të punonim shumë për të përmirësuar të ardhmen e tij. Ne kemi punuar dy ose tre punë.

Një nënë shqiptare, djali i të cilës u vra në një klub të Londrës, dy vite më parë ka treguar momentin kur mori vesh lajmin e trishtë. Grineo Daka, 27-vjeç me profesion berber në Stratford u vra në orët e para të 7 korrikut të vitit 2019. Në lidhje me këtë ngjarje Jeton Krasniqi u dënua me 31 vite e gjysmë burg.

Prindërit e viktimës thanë se nuk ka asnjë dënim që mund të shërojë zemrat e tyre pasi humbën djalin. Nëna e 27-vjeçarit deklaroi se fajësoi veten kur u informua nga oficerët për vdekjen e djalit. Ajo tregoi vështirësitë që kishin kaluar në jetë duke ardhur në Angli me djalin e tyre ku ai ishte vetëm 9-vjeç për t’i dhuruar atij një jetë dhe mundësi më të mira.

“Asnjëherë nuk kam ndalur së punuari sepse doja t’i jepja gjithçka. Ai ishte gëzimi ynë i vetëm dhe na hoqi të gjitha vuajtjet dhe shqetësimet. Atij i pëlqente muzika dhe të ndihmonte miqtë e tij. Dëshira e tij kryesore ishte të na shihte të lumtur. Ai më tha se do të kujdesej për ne dhe do të na donte dhe do të bënte gjithçka për ne” u shpreh ajo.

Grineo kishte qenë në Klub pak para mesnatës një natë para se të vritej. Ai dhe disa nga miqtë e tij u përfshinë në një sherr me shishe. Të nesërmen ai dhe miqtë e tij shkuan sërish në të njëjtin lokal. Grineo mori fillimisht një telefonatë dhe më pas u takua me Krasniqin dhe tre persona të tjerë.

Pas sherrit, të shtënat u regjistruan rreth orës 03:00 të mëngjesit . Një nga plumbat e kapi Grineon në shpinë. Ai ndërroi jetë 30 minuta më vonë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu