Konfirmohen dy raste të variantit Delta në shtetin fqinj

0

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar ditën e sotme se janë gjetur dy persona të infektuar me virusin Delta nga 22 rastet ditore të infektuar gjatë 24 orëve të fundit.

Në njoftimin e saj në rrjetin social Facebook ministria kosovare bën me dije se personat e infektuar, janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe momentalisht po gjurmohen kontaktet e tyre.

Sot kemi pranuar të dhënat nga 22 mostrat pozitive të dërguara në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin, prej të cilave janë identifikuar 2 (dy) mostra me variantin Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2. Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e Institut Kombëtar të Shëndetit Publik, tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve”, njofton MSH.

Më tej shkruhet se masat parandaluese për këtë variant të Covid janë të njejta, duke shtuar se personat që kanë shfaqur simptoma duhet që të qëndrojnë në shtëpi dhe të ndërpresin kontaktet me të tjetër. “Masat parandaluese janë të njëjta. Individët të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit. IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thekson MSH.

Njoftimi i plotë:
Të nderuar qytetarë,
Sot kemi pranuar të dhënat nga 22 mostrat pozitive të dërguara në Institutin e Virologjisë të Klinikës Unversitare Charite në Berlin, prej të cilave janë identifikuar 2 (dy) mostra me variantin Delta (B.1.617.2) të SARS-CoV-2.
Të dy rastet kanë shfaqur simptoma, mirëpo tashmë janë shëruar dhe gjenden në shtëpi. Izolimi i tyre ka përfunduar. Ekipet e IKSHPK-së tashmë kanë gjurmuar të gjitha burimet dhe kontaktet e mundshme për të parandaluar përhapjen e mëtutjeshme të rasteve.
Varianti Delta u detektua për herë të parë në Indi në dhjetor të vitit 2020, i cili sot është njëri prej varianteve më brengosës në rruzullin tokësor. Hulumtimet e gjertanishme sugjerojnë se mund të jetë varianti që përhapet më së shpejti edhe më ngjitës sesa Alpha (U.K/B.1.1.7).
Masat parandaluese janë të njëjta. Individët të cilët rezultojnë pozitiv duhet të qëndrojnë në shtëpi për të parandaluar përhapjen në familje dhe në komunitet. Me zvogëlimin e kontakteve, do të mundësohet ndërprerja e përhapjes së infeksionit.
IKSHPK përsërit thirrjen për zbatimin e të gjitha masave të përgjithshme dhe specifike për mbrojtjen nga pandemia COVID-19 dhe zbatimin e masave të Qeverisë së Republikës së Kosovës.
Qytetarë të nderuar,
Ju lutemi për kujdes të shtuar!
Që të shmangni infeksionin:
Respektoni masat kufizuese për grumbullimet dhe tubimet publike!

Testohuni në rast se keni simptoma në QMF-të e lagjës.
Mbani maskën që mbulon hundën dhe gojën për të mbrojtur veten dhe të tjerët.
Shmangni turmat dhe hapësirat e brendshme të ajrosura dobët.
Respektoni distancën!

Varianti Delta u zbulua për herë të parë në Indi në fund të vitit 2020, ku mendohet se ka kontribuar në numrin jashtëzakonisht të lartë të rasteve gjatë valës së dytë të vendit të COVID-19. Që nga 14 qershori u përhap në 74 vende të botës, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH). Drejtori i OBSH-së për Evropën ka paralajmëruar se Delta është “gati të zërë vend në rajon”, pasi shumë vende përgatiten të lehtësojnë kufizimet dhe të lejojnë më shumë tubime shoqërore dhe të udhëtojnë përtej kufijve. Që nga 14 qershori, varianti Delta përbënte 10% të rasteve në SHBA.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu