Gazetarja turke ironizon vendimin e qeverisë shqiptare për blerjen e dronëve

0

Gazetarja turke Sirin Payzin ka komentuar vendimin e qeverisë shqiptare për të blerë dronë nga Turqia.

Përmes postimeve në Twitter, gazetarja ngre pyetjen ironike se: Kundër kujt do t’i përdorin dronët shqiptarët?!

Gjithashtu gazetarja vijon ironinë edhe në një postim tjetër, ku ngre pyetjen retorike se “Pse nuk u shesim (shqiptarëve) edhe raketa S-400?”

Kujtojmë se vetëm pak kohë më parë, kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Blendi Çuçi shpalosën planin e përforcimit të Policisë së Shtetit me dronë superinteligjentë në mbështetje të punës për kontrollin e territorit dhe akseve rrugore.

Gazeta pro qeveritare turke “Yeni Safak” ka publikuar ditën e sotme një shkrim, sipas të cilit Shqipëria ka ndarë një buxhet prej 8 milion eurosh me qëllim blerjen e disa dronëve të paarmatosur nga Turqia.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here