Do ju çoj vetë në SPAK/ Korrupsioni me tenderat, Rama paralajmëron ministrat

0

Kryeministri Edi Rama po zhvillon një takim me titullarët e autoriteve kontraktore mbi paketën e re ligjore të prokurimit publik.

Pas takimit që pati me kryebashkiakët, Rama ka mbledhur në kryeministri ministrat, të cilët i paralajmëroi se çdo rast abuzimi me tenderat do shkojë në SPAK.

Gjatë fjalës së tij, Rama e cilësoi këtë paketë ligjore, një hap me rëndësi për rritjen e eficencës dhe transparecës së sistemit të prokurimeve në vend.

Kryeministri u shpreh se 70% e tenderëve të bërë kanë pasur probleme, ku pjesa më e madhe ka pasur probleme sa i takon hartimit të kritereve. Kryeministri u shpreh se 20% e institucioneve nuk kanë reaguar ndaj rekomandimeve të Agjensisë së Prokurimit Publik

“Po të shohim përceptimin publik për tenderat, pamja është madhështore për nga negativiteti i saj. Ajo që bie në sy është niveli i ulët i kuptimit të vetë procesit. Paketa ligjore synon që të mos i hahet haku askujt në këtë vend. Është një proces i nderlikuar, për të cilin edhe BE vazhdon të kërkojë rrugë dhe mjete ligjore për ta përsosur. Por është e mundur që në një kohë të shkurtër, ky shtet të kalojë në një nivel tjetër në fushën e prokurorimeve. Institucionet duhet të funksionojnë si hallka, jo si bajrak. Çdo rast abuziv do shkojë në SPAK dhe do shkojë në SPAK nga kjo godinë këtu”, deklaroi Rama.

Në takimin e kaluar, Rama kishte mbledhur kryebashkiakët për t’i njohur me pikat kryesore të kësaj pakete, teksa i paralajmëroi se do të kishin të njëjtin fat si Fatos Tushe, kryebashkiaku i Lushnjes i arrestuar, nëse do të abuzonin

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu