Do të jetë hiti i verës, Xhensila Myrtezaj duet me 2 reperët më të kërkuar shqiptarë

0

Këngëtarja shumë e dashur për publikun, Xhensila Myrtezaj realizon gjithmonë këngë, të cilat kthehen menjëherë në hite.

Kënga e saj e fundit ishte dueti me Ardian Bujupin në verën e vitit të shkuar, që u kthye shumë shpejt një super hit. “Panorama” vazhdon të dëgjohet ende dhe sot e pavarësisht se nuk kishte klube të hapura ku mund të luhej.

Ndërkohë këtë vit duket se Xhensila do të bashkojë sërish forcat me artistët më të mirë shqiptarë për një këngë të re. “Prive” ka mësuar se këngëtarja do të bashkëpunojë me Getoarin dhe Majk. Sipas burimeve kënga është në punim e sipër dhe do të publikohet gjatë muajve në vijim, por ende nuk ka një datë të saktë.

Gjithashtu thuhet se Xhensila do të sjellë edhe projekte të tjera solo e bashkëpunime, që po ashtu mendohet se do të jenë shumë të suksesshme.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu