Kategoritë e radhës që do të vaksinohen në vend pas mësuesëve

0

Pas mësuesve, kategoritë e radhës që do të marrin dozën e parë të vaksinës kundër Covid-19 janë gazetarët dhe policët.

Mbrëmjen e djeshme, Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Eugena Tomini tha se pas arsimtarëve do të nisë vaksinimi i një tjetër grupi të riskuar.

“Kemi plan kombëtar të imunizimit. Mbi këtë plan po ecim hap pas hapi mbi grupet e riskut, grupet prioritare dhe gërshetimin e tyre. Pritet nga mesi i prillit të kemi sasinë e vaksinave Covax, do të jenë 80,000 doza. Sigurisht që grupet prioritare janë ata të riskut. Do vijojë gjithashtu vaksinimi i moshës mbi 60-të vjeç dhe vaksinimi i mësuesve. Është një vaksinim i kombinuar.”-u shpreh ajo.

Vaksinimi i këtyre kategorive pritet të nisë menjëherë sapo të mbarojë procesi i vaksinimit të mësuesve. Në lidhje me llojin e vaksinës dhe specifikisht e pyetur për vaksinën ruse Sputnik V, Tomini nuk përjashtoi asnjë mundësi, mjafton të plotësohet kushti i sigurisë dhe efektivitetit.

“Një vaksinim i sigurt dhe cilësor është objektivi ynë kryesor, për të arritur këtë objektiv  sigurisht që alternativat janë më të ndryshme dhe do përdoren të gjitha mënyrat për të pasur një vaksinim të sigurt dhe të shpejtë”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu