“Do të të shkatërrojë jetën”/ Bëhet pjesë e “Big Brother VIP”, vëllai i Meghan Markle shijon dramën e krijuar

0

Thomas Markle Jr, gjysmë-vëllai i Meghan Markle, është bërë pjesë e “Big Brother VIP” Austraila dhe siç mund ta merrni me mend, dramat sapo kanë filluar.

55-vjeçari e quan Dukeshën e Sussex “të cekët” në trailerin e parë të reality show-t, ku ai është një nga 12 konkurrentët e “famshëm”.

Thomas e përshkruan veten si “vëllai më i madh” në teaserin e publikuar sot në Twitter dhe gjithashtu rrëfen si e paralajmëroi Princin Harry që të mos martohet me Meghan.

“I thashë Princit Harry: ‘Unë mendoj se ajo do të të shkatërrojë jetën’,” -thotë Thomas ndërsa shton: “Ajo është shumë e cekët.”

Përpara dasmës mbretërore të çiftit në maj të 2018-ës, Thomas i dërgoi një letër të ashpër të shkruar me dorë Harry-t, në të cilën ai e paralajmëroi princin se “nuk ishte vonë” të kthehej prapa. Ai gjithashtu shkroi se Meghan “pa dyshim nuk ishte gruaja e duhur për të” dhe pretendoi se “ajo po luante rolin e një princeshe si një aktore hollivudiane e dobët”.

Në “Big Brother VIP” nuk është hera e parë ku Thomas ka përdorur emrin dhe statusin e motrës së tij për famë. Në vitin 2019, ai u bë pjesë e një reklame birre, së bashku me një vajzë që ngjante si Meghan.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu