Dogji goma dhe pjesë makinash duke shkaktuar ndotje masive në Shijak, prangoset 47 vjeçari (EMRI)

0

Një 47-vjeçar është vënë në pranga të policisë së Durrësit, pasi dogji një gomë dhe disa pjesë të tjera makinash duke shkaktuar ndotje ajrit.

Ngjarja ndodhi në fshatin Sallmone në Shijak, ndërsa alarmin për ndotjen e ngriti kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, i cili akuzoi bashkinë e Shijakut se po djeg tonelata me plehra.

Policia ka arrestuar në flagrancë Arben Metën, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit. Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

Njoftimi i policisë:

Shijak

Dogji goma dhe pjesë të tjera makinash, duke shkaktuar ndotje të ajrit, identifikohet, kapet dhe vihet në pranga 47-vjeçari.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Shijak menjëherë pas marrjes së njoftimit për ndotje të ajrit si pasojë e djegies së gomave të makinave dhe sendeve të tjera, në fshatin Sallmonë, Shijak, kanë organizuar punën dhe falë informacioneve të marra në rrugë operative kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit të dyshuar të kësaj veprimtarie të kundërligjshme, konkretisht të shtetasit:

-A. M., 47 vjeç, banues në Sallmonë, Shijak, pasi në këtë fshat kishte djegur goma, sedilje makinash dhe mbetje të tjera plastike, me qëllimin nxjerrjen e materialeve metalike, duke shkaktuar ndotje të madhe të ajrit.

Në cilësinë e provës materiale iu sekuestrua një karrocë dore, me të cilën transportonte materialet metalike që nxirrte nga djegia e këtyre sendeve.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndotja e ajrit, e ujërave dhe e tokës”.

#angazhimpërkushtimsakrificë👮‍️🚔
#tëvendosurkundërkrimit✅
#nëçdoskajtëvendit🇦🇱
#nëshërbimtëqytetarëve👮‍️🤝🙍

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu