Dojna dhe Vlashenti mund ta lënë së shpejti Shqipërinë! Ja çfarë ka në plan të bëjë çifti

0

Dojna Mema dhe Vlashent Sata pranuan publikisht lidhjen e tyre në fund të vitit të shkuar, për ta nisur 2021 zyrtarisht si çift. Ata kanë 3 vite bashkë dhe për herë të parë janë njohur me njëri-tjetrin në një intervistë që Dojna i ka bërë Vlashentit, teksa ishte prezantuese në “Pop Culture”. Që nga momenti që e kanë bërë lidhjen publike ata të dy nuk kanë nguruar që të ndajnë me ndjekësit disa nga çastet më të bukura që kalojnë më njëri-tjetrin.

Herë pas herë Dojna tregon për ndjekësit e saj detaje të pazbuluara nga lidhja me Vlashentin. Së fundmi gjatë një bisede virtuale me fansat, moderatorja ka treguar se shpesh mendon të largohet nga Shqipëria dhe këtë debat e bën vazhdimisht me partnerin e saj, Vlashentin.

Por, për cilin vend do ta linte Dojna Shqipërinë? Për Parisin!

“E mendon veten gjithmonë në Shqipëri, apo ke menduar të largohesh në të ardhmen?”- e pyet një ndjekës, të cilit moderatorja ia kthen:

“Ka momente që Shqipëria më rri ngushtë edhe pse e dua shumë vendin tim. Me të dashurin tim e bëjmë shpesh si debat. A lihet Tirana për Parisin?”- pyet ajo, duke i kërkuar ndjekësve të votojnë.

Epo, ja ku zbuluam një prej planeve ende në shqyrtim të së ardhmes së Dojnës

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu