Elbasan/ Infrastruktura në gjendje të mjerueshme, flasin qytetarët

0

Prej tre javësh infrastrukrura në të cilën lëvizin automjetet në qytetin e Elbasanit është në gjendje të mjerueshme. Punimet për rikonstruktimin e rrugëve edhe pse kanë filluar janë lënë përgjysmë.

Gropa të mbushura me ujë, zhavorr e gërryeje të sipërfaqes , probleme me të cilat hasen qytetarët dhe drejtuesit e automjeteve. Sipas qytetarëve këto punime që kanë nisur i përkasin vetëm partive politike e fushatave elektorale:

Punimet kanë më shumë se 2 vite që mund të kenë filluar e në momentin kur afrojnë zgjedhjet bashkia nis punimet, të cilat supozohen të mbarojnë brenda 1 muaji, gjë që vështirë të ndodhi.

Edhe pse rrugët tashmë janë në hapat e para të rikonstruktimit asnjë prej punëtorëve përkatës të Bashkisë nuk ndodhet në terren për të monitoruar situatën. Kjo situatë ka rënduar dhe trafikun në qytet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu