Dojna Mema s’lëviz nga shtëpia e mamit pa i plotësuar Vlashenti këtë kusht

0

Moderatorja Dojna Mema dhe këngëtari Vlashent Sata janë padyshim një ndër çiftet më të përfolur në mediat rozë.

Dyshja shpeshherë publikojnë në rrjete sociale detaje nga jeta e tyre personale pas daljes së tyre publike si çift.

Së fundmi, Dojna ka realizuar një bashkëbisedim virtual me fansat e saj në InstaStory, ku ndër pyetjet që ajo zgjodhi që të ju përgjigjte publikisht, ishte ajo për martesën.

Kur e ke në plan të martohesh?”- i shkruante ndjekësja.

Për momentin nuk e kam në plan të martohem. Jam e lumtur, e plotësuar dhe e rrethuar me dashuri. Martesa më pëlqen shumë si ritual, por me covid dhe kohërat që po jetojmë, s’më duket aspak momenti. Pastaj, jam tradicionale aq sa ëndërroj propozimin më romantik që mund të ekzistojë. Pa ardhur ai, s’lëviz nga mami im”,- u përgjigj Dojna.

Një tjetër ndjekëse e pyeti nëse se përse moderatorja është gjithmonë në mbrojtje të komunitetit LGBT?

“Sepse më bën për të vjellë injoranca  dhe si rrjedhojë , jam kundra gjithçkaje që e bën këtë Shqipërinë tonë një vend më të vështirë për të jetuar. @gjyshja e dojnes ka thënë një fjali që më ka bërë shumë përshtypje (duke marrë parasysh moshën e saj): “E ç’më duhet  mua ç’bëjnë të tjerët”. Fatkeqësi që këtë mentalitet e ka një grua 79 vjeç dhe se kanë shumë prej moshatarëve të mi. Njerëz, jetoni dhe lini të tjerët të jetojnë”, shkruan moderatorja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu