Dolën pas pune dhe e ftoi në shtëpi, shqiptari kryen marrdhënie me 29-vjeçaren

0

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga vendi fqinj, pasi një shqiptar akuzohet nga autoritetet greke se ka përdhunuar një 29-vjeçare.

Shtetasi shqiptar, 45 vjeç, shkruajnë mediat greke, e takoi të renë greke në një lokal, teksa kjo e fundit punonte aty.

Më pas, ai e ftoi të dilnin pas pune dhe më pas i kërkoi të kalonin pak kohë edhe në shtëpinë e tij në Kolonaki.

Vajza pranoi, por kur u mbyll dera, shqiptari abuzoi seksualisht me të.

Ajo arriti të dilte nga banesa dhe rrugës pa një makinë policie, ku kërkoi ndihmë. 45-vjeçari shqiptar u arrestua në shtëpi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu