“Domatet e vogla nuk ishin mirë, ndërsa të mëdhatë ok”. Bisedat e koduara të kultivuesve të kanabisit në Gramsh. 9 të pandehur

0

 

Nga: Elton Qyno

“Domatet e vogla që i ka dërguar, nuk ishin mirë. Ndërsa të mëdhatë janë mirë…”.

Kjo është vetëm një nga bisedat e koduara dhe të përgjuara nga prokuroria e Elbasanit, e cila pak ditë më parë i ka dhënë fund hetimeve për një grup prej 9 personave, që kryenin kultivimin e drogës në zonën e Gramshit, të cilëve ju kapën 400 rrënjë hashash.

Ora News mëson se personat si Gëzim Çela (Çelanji), Altin Kotorri dhe Elton Kotorri, bisedonin me njëri-tjetrin, ku herë pas herë përdorinin një fjalë të koduar si:“…bimët e domateve të vogla nuk ishin mirë…”.

Nëntë personat e marë të pandehur për “Kultivim të lëndëve narkotike”, “Shpërdorim detyre” dhe “Moskallëzim krimi”, janë Gëzim Çelanji, Alkis Vila, Albion Nexhipi, Elton Kotorri, Altin Kotorri, Ervin Kotorri, Luan Kotorri dhe Aurel Kotorri.

Mes personave të pandehur është dhe Klajdi Kotorri, gjimnazist i akuzuar për “Moskallëzim krimi”.

Sipërfaqja e tokës ku ishte mbjellë droga ishte afër depos së ujit të pijshëm në fshatin Kotorr të Gramshit.

Pikërisht me ujin e depos që furnizonte me ujë banorët e fshatit Kotorr, këta persona vadisnin dhe kultivonin lëndën narkotike.

Shpesh herë banorët e fshatit mbesnin dhe pa ujë, pasi pikërisht sasia e ujit që ishte në depo, për konsum për banorët, shërbente për të vaditur parcelën e mbjellë me drogë.

9 persona të pandehur

Gëzim Çelanji 38 vjeç

Alkis Vila 33 vjeç

Albion Nexhipi 23 vjeç

Elton Kotorri 38 vjeç

Ervin Kotorri 27 vjeç

Altin Kotorri 37 vjeç

Luan Kotorri 47 vjeç

Klajdi Kotorri 18 vjeç

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu