Dorëheqe masive të drejtuesve në Elbasan,Bashkia del me njoftimin e rëndësishëm

0
Screenshot

 

Pas kritikave të forta publike dhe ultimatumit të kryeministrit Edi Rama për reformë të thellë në administratën vendore, në Bashkinë Elbasan ka nisur një valë dorëheqjesh masive. Të gjithë drejtorët e institucioneve vartëse dhe ndërmarrjeve ,nga drejtuesit e mëdhenj deri te strukturat më të vogla kanë dhënë dorëheqjen.

Të parët që u larguan ishin drejtuesit e ndërmarrjeve të shërbimeve publike, të cilët ishin në qendër të kritikave për keqmenaxhim dhe mungesë efikasiteti. Më pas, dorëheqjen e kanë dhënë edhe administratorët e njësive administrative, duke e çuar në një ndryshim rrënjësor strukturën drejtuese të kësaj bashkie.

Nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare Bashkia Elbasan hap thirrjen për aplikime publike, duke ftuar profesionistë nga çdo fushë të bëhen pjesë e reformës:

Njoftimi i Bashkisë Elbasan!
“Ftojmë profesionistë nga çdo fushë të bëhen pjesë e administratës sonë dhe të kontribuojnë në zhvillimin e qytetit që të gjithë e duam.

📧 Dërgoni CV-në dhe një letër interesi në: [email protected]

Ky është një prej zhvillimeve më të forta të ditëve të fundit në nivel vendor, dhe sinjalizon një reformë të thellë në, e cila pritet të pasohet me emërime të reja dhe struktura më funksionale në javët në vijim./Infoweb Media