“Dorëheqje ose protesta të dhunshme”, paralajmëron gazetari: Situata në Tiranë mund të dal jashtë kontrollit

0

Gazetari Lutfi Dervishi, përmes një postimi në facebook, ka ironizuar me humbjen e thellë që skuadra e Juventusit pësoi mbrëmjen e djeshme në Torino nga Milani.

Duke marrë shkas nga irritimi i shqiptarëve në rrjete sociale, ku kërkohej largimi i trajnerit Andrea Pirlo, Dervishi shkruan se tekniku italian duhet të dorëhiqet ose do të ketë protesta të dhunshme në Tiranë.

“Dorëheqje ose protesta të dhunshme! Situata në Tiranë mund të dalë jashtë kontrollit”, shkruan Dervishi, duke bërë analogji ironike me situatën në PD dhe zërat që kërkojnë largimin e kryedemokratit Basha.

“Shoh se ka një presion në rritje dhe të papërballueshëm që mund të degjenerojë në protesta të dhunshme nëse nuk jep dorëheqjen…Pirlo, trajneri Juventusit”, përmbyll ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu