Dorëhiqet gjenerali grek, praspakenat lidhen me zjarret që shkrumbuan vendin

0

Komandati i Forcave Ajrore të Greqisë Lieutenant General George Koumentakos ka dhënë dorëheqjen nga detyra mesditën e sotme pasi nuk mundi të mbajë në gatishmëri helikopterët Chinook për të luftuar zjarret që pushtuan vendin gjatë këtyre javëve.

Mediat greke bëjnë me dije se ndaj tij pati një presion të madh për shkak se nuk mundi që të nxjerrë sa më shumë helikopterë në luftë më flakët, ç’ka do të rriste kapacitetet e Greqisë për të shuar zjarret.

Vazhdimisht ai kishte bërë thirrje për mirëmbajtjen e helikopterëve Chinook, por kërkesat e tij nuk ishin marrë në konsideratë. Megjithatë, Gjerali dha dorëheqjen duke marrë mbi vete të gjitha përgjegjësitë për gatishmërinë e ulët të helikopterëve në luftë me flakët.

Edhe Shqipëria pati një problem me gatishmërinë e helikopterëve kur filluan zjarret në jug, megjithatë nga ana jonë nuk e pa njeri të nevojshme të merrte përgjegjësi për çfarë ndodhi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu