DOSJA E PLOTE/ Akuzat kundër Hashim Thaçit dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UCK-së

0

66 faqe është dosja me akuzat kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, Rexhep Selimi, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqi. Kupola drejtuese e UÇK-së akuzohet për krime të shumta kundër kundërshtarëve politikë, por edhe minoriteteve.

Po ku janë kryer këto krime? 17 vende, thuhet në dosje, mes të cilave edhe në Shqipëri.

DOSJA E PLOTE/ Akuzat kundër Hashim Thaçit dhe ish-luftëtarëve të tjerë të UCK-se

Në dosje thuhet se fushatat e persekutimit kundër kundërshtarëve, përfshirë në komuna të shumta në Kosova janë kryer edhe në Kukës dhe Has në veri të Shqipërisë. Po sipas dosjes, krimet për të cilat akuzohet kupola e UÇK-së janë kryer midis marsit 1998 dhe shtatorit 1999.

Por cfarë thuhet konkretisht?

Në dosje akuzohet se të paraburgosurit në këto vend qëndrime në Kosovë dhe në Shqipëri, Kukës dhe Has janë marrë në pyetje dhe akuzuar dhe u persekutuar për shoqërim me serbë duke i cilësuar se kanë qenë tradhtarë, spiunë dhe bashkëpunëtorë me autoritetet serbe gjatë luftës.

“Përndjekja u krye në baza politike ose etnike, përfshirë këtu përmes: arrestimeve dhe ndalimeve të paligjshme ose arbitrare, kushteve çnjerëzore në vendet e paraburgimit, zhdukjes me forcë, abuzimit fizik dhe psikologjik, torturave dhe vrasjeve” thuhet më tej.

Në dosje përmenden shumë emra, mes të cilëve edhe Sabit Geci për rastin e Kukësit. “Në Kukës midis majit dhe qershorit 1999, disa anëtarë të UÇK-së, përfshirë Sabit Gecin, ndaluan të paktën 20 persona për periudha të ndryshme kohore në ambientet e një ish fabrike metali në Kukës.

Dokumentet u sekuestruan, ata ishin të lidhur me pranga, mbaheshin nën roje në dhoma të mbyllura me dritare të mbyllura” thuhet më tej në dosje. Dokumenti thekson se personat që ishin në shënjestër në vendet e përshtatura, dhunoheshin me shkopinj, shufra metalike, armë, thika, grushte, shkelma, por edhe me djegie.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu