Trump:”Ndaloni numërimin e votave.”/ Biden:” Çdo votë do të numërohet.”

0

Ndërkohë që presidenti aktual i SHBA-ve, Donald Trump, shprehet skeptik për rezultatin duke bërë thirrje për ndërprerjen e votimeve, rivali tij shprehet i sigurt për fitoren e partisë së tij.
“Në Amerikë, vota është e shenjtë, është mënyra sesi njerëzit shprehin vullnetin e tyre dhe ky është vullneti i votuesve, asgjë tjetër nuk e zgjedh presidentin e shteteve te bashkuara. Çdo votë do të numërohet. Ne ndihemi të sigurtë, nuk kemi dyshime se kur numërimi të mbarojë, senatorja Harris dhe unë do të shpallemi fitues. Të gjithë duhet të ruajnë qetësinë. Procesi po vazhdon dhe numërimi është duke iu afruar fundit”.
Ai falenderoi mbështetësit për durimin e tyre dhe përsëriti se “secila votë do të numërohet”.
Biden është shprehur se do të jetë presidenti i të gjithëve dhe nuk do të shohë si armiq kundërshtarët, duke synuar të jetë president i një kombi të bashkuar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu