Ju ka skaduar karta e identitetit?/ Ja si do të veproni për të aplikuar.

0

Për të parandaluar rradhët e gjata dhe kontaktin e afërt fizik të njezërve, Ministria e Brendshme ka publikuar përpara disa javëve strategjinë që do të ndiqet nga personat që u është skaduar karta e identitetit.
Të gjithë qytetarët që kërkojnë të pajisen me karta, fillimisht duhet të blejnë kuponin pranë pikave të Postës Shqiptare, dhe më pas të aplikojnë online përmes portalit e-Albania. Gjatë aplikimit përmes e-Albania qytetarët përveç të dhënave persoanle duhet të vendosin dhe numrin e celularit nga ku do të njoftohen për takimin.
Qeveria ka njoftuar më herët se të gjitha ID-ve që u ka përfunduar afati përgjatë muajve të pandemisë u është shtyrë skadenca deri në fund të dhjetorit 2020. Pas kësaj date, kartat e identitetit që u ka mbaruar afati prej dhjetë vitesh nuk mund të përdoren në asnjë institucion e për asnjë shërbim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu