DOSJA e vrasjes së 7-vjeçares, pushuesja: Burri pa skafin, tha merr policinë

0

Por, ajo shton se sapo kanë dalë nga uji kanë parë me sytë e tyre se si skafi përplasi të voglën dhe e la të vdekur në vend.

Silvana Malaj është një nga dëshmitaret e vrasjes së 7-vjeçares Jonida Avdia, e cila u përplas për vdekje nga skafi i drejtuar nga ish-shefi i komisariatit të Himarës. Në dosjen e publikuar nga Dosja.al shihet edhe dëshmia e Malajt, e cila rrëfen se në momentin që kanë parë skafin që lundronte shumë pranë bregut, i shoqi i ka kërkuar të lajmërojë policinë. Por, ajo shton se sapo kanë dalë nga uji kanë parë me sytë e tyre se si skafi përplasi të voglën dhe e la të vdekur në vend.

“Silvana Malaj rreth orës 14.00 ka qenë në det bashkë me bashkëshortin dhe po dilnin nga uji në momentin e ngjarjes. Malaj ka parë se pas tyre ndodhej je skaf që po rrotullohej, e që gjendej në afërsi të bregut. Bashkëshorti i ka kërkuar që lajmëronte policinë për të larguar skafin dhe ndërkohë që do dilte nga uji, kjo shtetase shpjegon se ka dëgjuar njerëzit që po bërtisnin dhe pasi ka kthyer kokën ka parë skafin ngritur në mënyrë vertikale dhe aty tregon se situata ka dalë nga kontrolli.Më pas, Malaj ka parë goditjen që i ndodhi vajzës së vogël nga skafi dhe babi i vajzës bërtiste që skafi të ndalej,”- thuhet në dosje.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 2 gusht. Vogëlushja 7-vjeçare Jonida u përplas për vdekje nga një skaf që drejtohej nga ish-shefi i komisariatit të Himarës, Arjan Tase. Ajo po lahej me të atin në plazhin e Potamit, por skafi i ndau. E mitura u përplas fillimisht nga pjesa ballore e gomones dhe më pas trupi i saj është prerë nga helikat duke ndërruar jetë në vend.

Për këtë ngjarje të rëndë është shkarkuar i gjithë zinxhiri drejtues i Policisë Kufitare të Vlorës, si edhe inspektorët përgjegjës, por protestuesit nuk janë mjaftuar me kaq. Ata kërkojnë dorëheqjen e ministrave Çuçi, Kumbaro dhe Nanos. Tase ka qenë ish-shef i Policisë në Himarë, ndërsa kur ndodhi ngjarja ai mbante postin e shefit të Policimit në Elbasan, por Gledis Nano e përjashtoi përfundimisht nga policia. Ai është lënë në burg.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu