Drama dhe dashuri, çifti Kreuz paralajmëron koncertin e pazakontë në Tiranë

0

Artistja e njohur Inida Kreuz e njohur si ‘Zhaku’ me emrin e artit do japë një koncert bashkë me bashkëshortin e saj, artistin gjerman Christian Kreuz.

Koncerti do zhvillohet te Reja në Tiranë në datën 24 qershor. Siç shkruhet në njoftimin në Facebook, koncerti do përmbajë këngët e krijuara ndër vite nga ‘Zhaku’ dhe bashkëshorti i saj gjerman, Christian Kreuz.

Tematike do përfshijë gjithçka që ka ndodhur ndër vite si njohjen, flirtimet, dashurinë, dramat e ndarjes, ribashkimin e angazhimin për një botë më të mirë.

“Njohja, flirtimet, dashuria, dramat e ndarjes, ribashkimi dhe angazhimi për një botë më të mirë. Gjithçka përmes këngësh të krijuara në vite nga Inida dhe Christian Kreuz. Nga “I´ve got that feeling“ tek ‘Censura’.” – shkruan Kreuz në Facebook.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu