Drama e familjes Hakushi në Elbasan: Të sëmurë dhe pa shtëpi kërkojnë ndihmë

0

4 nga 7 anëtarë që ka në total familja Hakushi në Elbasan janë me aftësi të kufizuara dhe me një sërë sëmundjesh bashkëshoqëruese. Kur u martua me bashkëshortin Dallandyshja gjeti në shtëpi kunatin në karrocë dhe nga martesa e saj lindi dy fëmijë me aftësi të kufizuara, vajza më e madhja vuan nga epilepsia , ndërsa djali i vogël nga hemofilia .

Vetëm njëri prej fëmijëve gëzon shëndet të plotë,ndërsa vjehrra e moshuar përpos moshës semundja po e mundon. Që të semurëve mos tu mungonte shërbimi shëndetësor burrë e grua 9-vite më parë braktisën fshatin ku jetonin e u vendosën me qera në lagjen”5 maji”.
Pagesat mujore janë të larta, aq sa mezi i paguajnë me paratë e marra nga kempi i të sëmurëve.

Nevoja për medikamente e bën të pamundur të heqi para mënjanë që një ditë të ndërtojnë shtëpinë e tyre. Gruaja e shtëpisë e ka të vështirë të ecë përpara e teksa lutet për ndihmë thotë se shpesh mendon ti japë fund jetës, por gjihmonë ka dicka që e kthen pas.

Mes morisë së brengave kjo nënë në nevojë dhe me zemrën e plagosur lutet dëshpërimisht për ndihmë.

E moshuara e shtëpisë nënë Aishja thotë se zemra i dhemb kur i sheh fëmijët e djalit të sëmurë. Nëse fatin e djalit të saj në karrocë e ka pranuar për nipërit thotë se nuk mundet.

Edhe më drithërues është rrëfimi i djalit 10 vjec. Sëmundja nuk e lejon të shkoj cdo ditë në shkollë , ndonëse si cdo fëmijë tjetër ka ëndrra.

Përgatiti: Entela Duka/ Infoweb Media

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu