Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ndan lejet e legalizimeve në Librazhd. Falenderon drejtorin Mariglen Disha dhe stafin për punën e bërë

0

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Artan Lame, ka marrë pjesë në shpërndarjen e lejeve të legalizimit për Librazhdin dhe Përrenjasin.

Duke marrë fjalën me këtë rast Lame u shpreh se ‘vijmë këtu për të përfunduar një pjesë të legalizimeve të pritura për shumë kohë, ku është punuar për shumë kohë dhe që tani ka ardhur momenti për të bërë bilancin e punës në vite.

Përrenjasi dhe Librazhdi janë si kudo në Shqipëri. Ka pasur të njëjtat probleme, por ka pasur një fat të madh se ka pasur një drejtor të palodhur si Mariglen Disha i mbështetur nga stafi i tij’.

Më tej Lame deklaroi se ‘mbyllja e problemit të legalizimeve nuk është fundi për ne, më shumë gëzoni ju më pas nisin procedurat e tjera. Kur keni mundësi thoni fjalën e mirë. Punën e ka bërë drejtori dhe këta djem e vajza që janë këtu. Padyshim që marr pafund mesazhe dhe ankesa. Thoni fjalën e mirë për punën e bërë. Njerëzit, sa herë hasin pengesa, janë të prirur të thonë që na pengojnë për lekë. Jo thojeni që punën e mbarova pa dhënë para! Unë erdha sot në ditë pushimi sepse puna nuk është vetëm rrogë, por edhe kënaqësi’.

Me 110 certifikimet e kryera në këtë takimin e Librazhdit, numi i legalizimeve për këto dy qendra urbane, arrin shifrën e 3080 legalizimeve, nga të cilat pjesa dërmuese banesa.
Në drejtorinë e Kadastrës Elbasan, vlen për t’u përmendur fakti që janë trajtuar me prioritet edhe dosjet e legalizimit të objekteve të kultit dhe kanë përfunduar plotësisht procesi i legalizimit për to për këto zona. Janë rreth 35 objekte kulti që janë pajisur me leje legalizimi dhe jane paisur dhe me certifikata pronësie në zonat e Librazhdit dhe Prrenjasit.
Duke i dorëzuar certifikatën e legalizmit të xhamisë myftiut të Librazhdit, Lame tha: “Jemi një popull që edhe shtëpitë e Zotit u detyruam t’i trajtojmë me legalizim, se i kishim ndërtuar pa leje. Tani të bëjmë të mundur që, përmes legalizminit dhe formalizimit të tyre, të tërheqim në rrugën e zbatimit të ligjit edhe gjithë besimtarët dhe qytetarët e tjerë”.
Drejtori i Kadastrës Lame është ndalur edhe tek lajmi që ka qarkulluar në media për mbylljen e zyrës së Tropojës. Sa më shumë shërbime dhe operacione të kryhen në rrugë elektronike, on line, aq më e panevojshme është të dihet se ku është fizikisht zyra përkatëse që i jep këto shërbime dhe kjo është e vlefshme për të gjitha llojet e shërbimeve përfshirë edhe ato kadastrale.
Lame: “Në këtë mënyrë ty si qytetar nuk të duhet fare se ku është zyra që ta jep shërbimin, në Tropojë, në Tiranë apo në Sazan. Qytetari aplikon on line dhe shërbimin e merr gjithashtu on line. Ata që u shqetësuan për Tropojën, le të aplikojnë online nga shtëpia e tyre dhe të shohin nëse do ta marrin shërbimin apo jo”.

Drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës nënvizoi gjithashtu se ka zëra sikur po mbyllen dyert apo zyrat. ‘Ty si qytetar nuk të duhet zyra. Shërbimi vjen online në shtëpinë tënde’!

Lame shoqërohej nga drejtori i Agjencisë Shtetërore të Kadastrës Elbasan, Mariglen Disha, dhe stafi i Kadastrës Elbasan.

Qytetarët falenderuan Kadastrën Elbasan për punën e bërë dhe veçanërisht drejtorin Mariglen Disha për të cilin komuniteti i 7 bashkive të qarkut Elbasan ka shprehur vetëm mirënjohje dhe falenderim për punën e bërë e mbi të gjitha e vlerësojnë atë për korrektësinë e profesionalizmin duke asistuar personalisht në zgjidhjen e problemeve që kanë.

Kadastra e Elbasanit renditet si më e mira në Shqipëri për punën e bërë. Infowebtv

https://fb.watch/fkaxI0ckY2/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu