Drejtori i KAS për Shqipërinë kafe me Gazment Bardhin në Elbasan

0

Drejtori i Fondacionit Konrad Adenauer në Tiranë, Tobias Ruttershoff ka qënë sot i pranishëm në një trajnim organizuar me të rinjtë e angazhuar në Elbasan, për Partinë Demokratike, në fushatën derë më derë.

Duhet thënë se Konrad Adenauer është një prej zyrave kryesore të CDU-së gjermane, dhe ka qënë gjithnjë në krah të PD për akvitetete, po edhe për hartimin e programit të saj politik.

Shefi i zyrës, Tobias Ruttershoff është parë në qytet, duke ecur dhe konsumuar një kafe me Drejtuesin Politik të PD, për Qarkun e Elbasanit, Gazment Bardhi.

Mbështetja gjermane për këto zgjedhje që të jenë të lira e të ndershme, është e pazakontë. Mjafton të kujtojmë rezolutën e Bundestagut, që ka kërkuar ndëshkim të krimit elektoral, dhe që i ka vendosur zgjedhjet e 25 prillit, si kusht për ecjen para në rrugën e integrimit.

Bardhi është shprehur edhe në takim dhe siç mësohet edhe në bisedën me Ruttershoff se e ka bazuar fushatën tek rinia, tek energjia dhe integriteti i saj, dhe jo tek bandat.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu