Gjiknuri deklaroi: “Ilir Meta të mos vijë fshehurazi në Vlorë”, Presidenti i përgjigjet: Vij ditën dhe natën, ti merr Gurun dhe dil te Sheshi Flamurit

0

 

“Ilir Meta të mos vijë fshehurazi në Vlorë”, Presidenti i përgjigjet Damian Gjiknurit: Vij ditën dhe natën, ti merr Gurun dhe dil te Sheshi Flamurit

Presidenti Ilir Meta i është përgjigjur akuzave të socialistit Damian Gjiknuri, i cili paraditen e sotme tha nga Vlora se Presidenti shkon atje natën. Sipas Metës, ai shkon natën dhe ditën sepse është President i popullit.

Meta ftoi Gjiknurin që të shkojnë bashkë në Vlorë dhe të flasin me banorët. “Damiani të marri me vete Gurun, Gurun e gjatë dhe atë tjetrën dhe të dalin te Sheshi i Flamurit”, tha Meta.

Pjesë nga deklarata e Metës:

Presidenti nuk ka ikur fshehurazi në Selenicë, ka shkuar në mes të ditës. Jam gati të shkojë në cdo moment. Edhe me zotërinë, kur të kenë dëshira ata. Të takohemi me popullin e Selenicës jo me drejtorët e Vlorës. Drejtorët e Hipotekës që ndërrohen cdo javë.

Le të vijnë dhe zotërinjt atje, të takohemi dhe me ata. Se ka ligj për konsultim publik. Me njerëzit që banojnë atje. Kur të kenë dëshirë, po të dojë Damiani të marri dhe Gurun me vetë, të shkojmë në Radhëim ti takojmë banorët. Të shkojmë në Selenicë.

Presidenti vete në Vranisht ditën, vete dhe natën. Në Rastin konkret kam vajtur ditën, po kur të vete natën do lajmëroj Damianin.

Le të shqetësohen të gjithë ata që mendojnë se do bëjnë tërmet si në Shijak. Zgjedhjet para 4 vitesh kanë qenë të manipuluara, u vu kusht hetimi i tyre. Ka frikë presidenti nga Damiani apo kush tjetër që të shkojë fshehurazi në Vlorë?!

Kur të dojë Damiani, të marri dhe Gurun, Gurunë e gjatë dhe Gurunatë tjetrën, të dalin te Sheshi i Flamurit. Po të dojë të marri dhe Selam Çimin, dhe drejtorët e hipotekave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu