Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit mbërrin në Elbasan/ Njihet me situatat

0

Drejtoria Vendore e Policisë së Elbasanit ka bërë sotme bilancin e saj për vitin 2021. Në prezantimin e punës së kryer ishin të pranishëm kreu i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Gledis Nano dhe Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

Në fjalën e tij në këtë takim, kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano u shpreh se lufta ndaj krimit do të vijojë dhe toleranca ndaj tij do të jetë zero. Sipas Nanos, strukturat e Policisë së Shtetit janë në gatishmëri maksimale për të goditur aktivitetet kriminale, ndërsa garantoi se do të vijojë puna, pavarësisht rezultateve të mira që janë arritur në këtë qark.

“Strukturat në gatishmëri për të goditur aktivitete kriminale. Puna do të vazhdojë pavarësisht rezultateve shume te mira për Elbasanin. Tolerancë zero ndaj krimit. Ritheksoj angazhimin e policisë për të qenë pranë drejtorive vendore. Kërkoj bashkëpunim me qytetarët për arritjen e objektivave për një ambient sa më të qetë në Elbasan.”, deklaroi ndër të tjera në fjalën e tij, Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano.

Ndërkohë, Drejtori i Policisë së Elbasanit Ardian Çipa bëri një rezyme të punës së Policisë së Elbasanit duke theksuar se për vitin 2021 ka pasur një zbulueshmëria prej 93%, ndërsa u shpreh se gjatë vitit që lamë pas kanë ndodhur 9 vrasje nga të cilat 5 janë të zbuluara, duke theksuar se numri i vrasjeve është rritur.

“Në vitin 2021 janë evidentuar 2781 vepra penale nga të cilat janë zbuluar 93% e tyre. Objektivi ishte 2600 vepra. Kemi rritje të veprave penale në 224. Gjatë 2021, kanë ndodhur 9 vrasje nga të cilat 5 janë të zbuluara. 4 vrasje kanë ndodhur për motive të dobëta. Krime seksuale janë 15 të cilat janë zbuluar me autorët. 56 vepra me pak se 2020. Niveli i kriminalitetit shënon ulje. Vrasjet e larta për 2021. Në vëmendje puna dhe vepra. Po punohet për 4 vrasjet e pazbuluara.”, u shpreh kreu i Policisë së Elbasanit, Ardian Çipa.

Në këtë takim, e mori fjalën edhe Kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili bëri me dije se përgjatë vitit që lamë pas, institucioni që ai drejton ka vijuar bashkëpunimin me Policinë për zbardhjen e ngjarjeve.

“Gjatë 2021 ka vijuar bashkëpunimin me policinë për zbardhjen e ngjarjeve. Hetim me intensitet për ngjarjet e rënda janë në vëmendjen tonë. Përgëzoj punën e bërë nga policia e Elbasanit.”, u shpreh në këtë fjalë kryeprokurori i Elbasanit, Kreshnik Ajazi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu