Metalurgjiku vazhdon të ndotë Elbasanin

0

Elbasani prej vitesh renditet ndër qytetet më të ndotura në Shqipëri. Instituti i Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një studim, nga ku ka rezultuar se shifrat e personave të prekur nga kanceri dhe sëmundjet e mushkërive janë tepër të larta.

Specialistët shprehen se shkaktari kryesor i shfaqjes së këtyre sëmundjeve është smogu, ndërkohë që ish-Metalurgjiku vazhdon të mbetet ndotësi kryesor. Kjo për shkak të përpunimit të metaleve të cilat shkaktojnë jo pak smog në qytet dhe rrethinat e tij.

Ekspertët vërejnë se çdo vit, për shkak të punës së impianteve metalurgjike, të paktën 100 milion tonë dioksid squfuri lëshohen në ajër. Kur hyn në atmosferë, më pas bie në tokë në formën e shiut acid, i cili ndot gjithçka përreth: pemëve, shtëpive, rrugëve, tokës, fushave, lumenjve, deteve dhe liqeneve.

Për më tëpër rreth cështjes së ndotjes në Elbasan e cila shkaktohet nga metalurgjiku flet edhe ambjentalisti Ahmet Mehmeti.Sipas tij egziston një papërgjegjshmëri e madhe e cila cdo ditë po kthehet në sëmundje kancerogjene per qytetarët Elbasanas.

Sëmundjet që shkaktohen prej ndotjes janë tëpafundme gjithashtu edhe anomalitë gjatë lindjeve.Mehmeti shprehet se nëse këto ritme nuk ndalen pasojat në mjedis, faunë florë edhe njerëz do të jenë të pafundme.

Një problem kryesor në metalurgji konsiderohet të jetë se elementët dhe përbërësit e dëmshëm kimikë hyjnë në ajër. Ato lirohen gjatë djegies së karburantit dhe përpunimit të lëndëve të para. Në varësi të specifikave të prodhimit, ndotësit e mëposhtëm hyjnë në atmosferë ,dioksid karboni, alumini arsenik,sulfide hidrogjenit, zhiva,antimon,kallaj,azot squfur etj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu