Drejtuesi i Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi, i ftuar në emisionin “Infofocus” flet për ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura vitet e fundit në këtë qytet

0

Vitet e fundit Elbasani është cilësuar si një nga qytetet problematikë në vend për shkak të numrit të lartë të vrasjeve për motive të ndryshme. Çfarë pune është bërë nga Prokuroria e Elbasanit në këtë drejtim?

I ftuar në emisionin Infofocus, Drejtuesi i Prokurorisë Elbasan, Kreshnik Ajazi i është përgjigjur pyetjeve të gazetarit lidhur me mjaft çështje sensitive për komunitetin sic kanë qenë ngjarjet e rënda kriminale të ndodhura vitet e fundit në këtë qytet.

Ai nënvizoi punën intensive që është bërë nga prokuroria e Elbasanit lidhur me këto ngjarje duke kapur dhe vënë para drejtësisë mjaft autorë që tashmë janë në proces hetimi apo kanë përfunduar në Gjykatë.

“Mund të them që është një tregues shumë pozitiv që viti 2022 u mbyll fatmirësisht vetëm me dy ngjarje të rënda. Dhe mendoj që kjo situatë është rezultat i punës parandaluese në plan të parë të bërë nga organet dhe agjensitë ligjzbatuese në qarkun e Elbasanit.
Sigurisht ky kondribut në radhë të parë i takon policisë së shtetit dhe drejtorit të policisë së Elbasanit. Të gjithë së bashku kemi në fokus dhe kemi në mision që të garantojmë rendin, sigurinë dhe pronën e qytetarëve të Elbasanit”, nënvizoi ai.

I pyetur për trajtimin e dosjeve të vjetra kryeprokurori Ajazi u shpreh se edhe në këtë drejtim po punohet dhe ka pasur rezultate konkrete.

Një nga dosjet që solli tronditje në botën e krimit ka qenë edhe ajo e rastit Nuredin Dumani.

I pyetur se sa ka ndihmuar ky rast në zbulimin e rasteve të krimeve të rënda të ndodhura në Elbasan, kryeprokurori Ajazi deklaroi se kjo çështje nën hetim besoj i takon Prokurorisë së Posaçme (SPAK).

‘Për aq sa ne e patëm këtë çështje besoj që deklarimet e tij në Spak kanë dhënë një kondribut të madh kundër krimit të organizuar, jo vetëm në Elbasan por edhe më gjerë’, theksoi ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu