Drejtuesi i Prokurorisë Elbasan takim urgjent me krerët e Drejtorisë së Policisë

0

Drejtuesi i Prokurorisë Elbasan Kreshnik Ajazi zhvillon takim urgjent me drejtuesit e Policisë.

Tonet e ashpra të kryeprokurorit Olsian Çela sot në Elbasan duke deklaruar se qyteti kontrollohet nga krimi, vendosën në lëvizje drejtuesin e prokurorisë së rrethit Kreshnik Ajazi, i cili zhvilloi një takim urgjent me zyrtarët e policisë dhe vartësit e tij.

Takimi u zhvillua pasditen e sotme në drejtorinë e përgjithshme vendore të policisë së Elbasanit.

Në takim kanë qenë të pranishëm oficerë edhe drejtues të sektorit të krimit të organizuar. Takim i zyrtarëve të policisë me drejtuesit e prokurorisë ka zgjatur disa orë.

Fokusi i takimit kanë qenë padyshim ngjarjet e fundit kriminale në qarkun e Elbasanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu