“Duhet ta lavdëroni!” Pas akuzave të rënda, babai i Britney Spears del me pretendime të reja

0

Jamie Spears pretendon se problemet e shëndetit mendor të së bijës, Britney janë më të rënda nga sa di publiku. Spears, i cili kohët e fundit pranoi të japë dorëheqjen si kujdestar i pasurisë së yllit të muzikës pop pas 13 vitesh, ka paraqitur dokumente të reja në gjykatë ku pretendon se njerëzit do ta “lavdëronin” nëse do të dinin informacione të tjera mbi të bijën.

“Nëse publiku do të dinte të gjitha faktet e jetës personale të Spears, jo vetëm në nivelet e saj të larta, por dhe të këqijat e saj, të gjitha çështjet e varësisë dhe shëndetit mendor me të cilat ka luftuar, dhe të gjitha sfidat e kujdestarisë, ata do ta lavdëronin zotin Spears për punën që ka bërë dhe jo ta shanin.”, thuhet në dokumentin prej 15 faqësh.

Këngëtarja hodhi akuza të rënda ndaj të atit gjatë dëshmisë së saj në gjykatë duke thënë se ishte detyruar të merrte ilaçe kundër dëshirës së saj dhe se marrëveshja ligjore për kujdestarinë i kishte sjellë shumë dëme. Mes shumë akuzave, 39-vjeçarja pretendoi se nuk mund të martohej dhe të bënte fëmijë për shkak të kësaj marrëveshjeje.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu