Atentat në Lushnje, vritet pronari i lokalit dhe plagosen disa të tjerë

0

Vritet në atentat pronari në qendër të qytetit Lushnje, plagosen disa të tjerë. Një atentat me armë zjarri ka ndodhur mbrëmjen e sotme te pedonalja në afërsi të postës në qytetin e Lushnjes.

Mësohet se disa persona kanë qëlluar me armë zjarri nga një mjet tip “Golf” në drejtim të një lokali, ku dyshohet se ka mbetur i vdekur pronari i biznesit.

Sipas dëshmitarëve, disa persona të paidentifikuar kanë qëlluar me kallashnikov drejt lokalit në pedonale. Lokali ka qene plot me klientë. Policia është nisur menjëherë drejt vendngjarjes dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu