“Duhet të ishin shkarkuar 3 drejtor dhe ministrja”, Elezi flet për situatën me energjinë elektrike

0

Ish-drejtori juridik në Entin Rregullator të Energjisë Elektrike, Eduard Elezi në një intervistë ka folur në lidhje me krizën e paralajmëruar të këtij sektori, dhe skenarët e mundshëm që i kanosen vendin tonë.

Elezi tha se në vitin e kaluar në vendin tonë është prodhuar një sasi rekord energjie elektrike, pas investimeve të bëra në kaskadën e Drinit, por shitja e tepricave është bërë me një çmim shumë më të ulër sesa tregu.

“Në këto periudha ka një rritje të tarifave të energjisë deri në fund të Nëntorit, kjo ndihmuar dhe nga hidrot, që kemi një rënie të nivelit të reshjeve. Kjo është krizë e menaxhimit, pasi ka pasur mbikuotë, në një muaj e gjysëm dolëm në media dhe thamë që nga kaskada e Drinit kishim prodhim kampion. Problemi është që KESH ka shitur një energji me çmim shumë të ulët (20 euro ndërkohë që tregu kishte shifra deri në 130 euro), i takon organeve që të gjejnë se pse u shit me këto tarifa.

Tashmë blihen sasi jo të plota, dhe me një çmim deri në 230 euro, duhet një hetim dhe për blerjen. Janë sisteme që nuk certifikohen nga asnjë institucion, si bëhen këto tendera, ato mund të paracaktojnë fituesit, me vlera të larta, qoftë nga OST qoftë nga KESH. Para se të flasim për krizë duhet të ishin shkarkuar 3 drejtorë, dhe ministrja e linjës, ndërkohë që duhet të ishte paralajmëruar dhe drejtori i Entit Rregullator që është një institucion që vegjeton”, tha Elezi.

I pyetur nëse Shqipëria ka mundësi magazinimi të Energjisë Elektrike Elezi dha disa shembuj të kontratave që mund të ishin të favorshme për vendin tonë. Eksperti tha se ka disa mënyra sesi shteti mund të hyjë në lojë për të ndihmuar kompanitë e sistemit të energjisë elektrike, qoftë duke ndryshuar zëra në buxhetin e shtetit, duke iu dalë garant në marrjen e kredive, ose duke i dhënë para në formën e borxhit.

“Siç edhe e kam përmendur më parë, kemi mundësi të magazinojmë ujë në kaskadën e Drinit, ka dhe kontrata për shkëmbim të energjisë elektrike me Kosovën, që mund ta marrë nga KESH kur ka tepricë dhe ta kthejë në forma të ndryshme, qoftë me para. Depozitimi do të thotë që unë të jap 100 megavat, dhe më pas të paguaj një kosto për periudhën që ti e ke mbajtur.

Është shitur energjia me 20 euro në një kohë kur në treg ishte me 130 euro. Në lidhje me situatën sot ka një krizë financiare, çfarë do të thotë që kompanitë kanë kërkuar ndihmë nga shteti. Ka forma të ndryshme, vendimmarrje përmes parlamentit, në asnjë pikë të opozitës nuk thuhet që nuk pranohet rritja e energjisë. Mund të lëvizin zëra nga buxheti i shtetit, mund t’iu hyjë garant shteti për marrjen e kredive.

3 kompanitë e energjisë në vendin tonë kanë marrë borxhe, nëse ti merr borxh dhe bën investime të sakta, atëherë ky borxh ia vlen, por kanë bërë investime që thjesht është harxhuar paraja, kjo është pjesë e specialistëve, i është lënë dorë e lirë kompanive që të marrin vendime pa marrë dakordësinë e entit rregullator.

Shteti deri në Nëntor do të ketë disa kosto, këto kosto do ti paguajë qytetari shqiptar në mënyrë direkte. Mendoj se në të gjitha sektorët shmanget ligji dhe të gjitha rastet duhet të hetohen nga prokuroria e posaçme.

Energjia elektrike që prodhohet në vendin tonë është variabël, ka pasur një rekord këtë vit, që vjen nga investimet që janë bërë në kaskadë, nga një rekord po dalim që ka krizë, po bëhet thjesht për të kaluar kostot te kosnumatorët. Nuk mund të kalojmë brenda ditës nga rekordi në krizë.

TEC-i i Vlorës ka kosto të lartë prodhimi, është një gjenerator që prodhon me naftë, duhet një ivestim deri në 22 milionë euro, të rehabilitohet dhe njëherë, TEC-i i Vlorës nuk del me fitim, por vetëm mund të shërbejë për të pasur siguri furnizimi”, tha Elezi

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu