Sekretari i Jashtëm Britanik mbërrin në Tiranë, pritet nga Igli Hasani!

0

Sekretari i Jashtëm Britanik, David Cameron mbërrin në Tiranë, pritet nga ministri i Jashtëm i Shqipërisë, Igli Hasani.

Vetë ministri Hasani, përmes një postimi në rrjetet sociale, ka shprehur kënaqësinë për vizitën e Sekretarit Cameron në vendin tonë.

Sipas kryediplomatit shqiptar, ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane.

Postimi në X i ministrit, Igli Hasani:

Kënaqësi e madhe për të mirëpritur Sekretarin e Shtetit të Mbretërisë së Bashkuar për Çështjet e Jashtme, Komonuelthit dhe Zhvillimit Davi Cameron për në Tiranë.

Ruajtja e unitetit euroatlantik është thelbësore, në dritën e kërcënimeve aktuale për sigurinë evropiane, duke përfshirë maksimizimin e mbështetjes për Ukrainën dhe adresimin e sfidave ndaj stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu