Durrës/ KAS nuk pranon kërkesën e PD-së për 19 prova të reja

0

Komisioni i Ankesave Sanksioneve nuk ka pranuar kërkesën e PD-së për 19 prova të reja sa i përket qarkut të Durrësit.

“KAS në bazë të diskutimeve duke qenë se kemi një rast të ngjashëm. me shumicë vendos të konfirmojë të njëjtin qëndrim që KAS nuk pranon të drejtohet institucioneve për 19 kërkesat për prova të kërkuesit të PD-AN. Kas do tërhiqet për vendim sa i takon finalizimit të kërkesës me vendim të ndërmjetëm”, tha Bele.

Përfaqësuesi i PD-së, Marash Logu shprehet se 34 persona mund të kenë votuar 71 herë sipas të dhënave PEI në këtë qark.

4 persona me të njëjtin mjet identifikimi kanë votuar në 8 qendra votimi të ndryshme, 34 persona janë  përdorur për identifikimin e 71 zgjedhësve. 34 persona mund të kenë votuar 71 herë, është një provë që kemi pasur mundësi ta diskutojmë edhe me qarqet e tjera, të dhënat do të përdoren nga ana jonë, po ajo që ka rëndësi është informacioni që na është dhënë në dispozicion. Pyetja ime është që a është kryer verifikimi nëse ka pasur ndërprerje dhe ka vijuar me votim manual”, tha Logu.

Ndërsa relatori i KAS, Koli Bele është shprehur se në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes PEI në 28 raste

Nga një verifikim i bërë na rezulton që në Durrës ka pasur mosfunksionim të pajisjes PEI në 28 raste”, tha Bele.

“ Mesa di unë zoti Logu e ka bërë edhe një herë këtë kërkesë ne ia kemi rrëzuar”, tha Ledio Braho anetari i KAS.

Përfaqësuesi i LSI-së në KAS, Altin Kaziaj ka kërkuar rinumërim kutish në Durrës.

“ LSI kërkon rinumërim në Durrës. Duke uruar të mos kemi fatin e qarkut Berat. Ju po hapni precedentë të shumë diskutueshëm për të mos thënë të rrezikshme. Sa i takon pjesës së provave  mbështesim kërkesën e PD-së”, tha Kaziaj.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu