Dy fshatra në Elbasan Plangaricë dhe Bodin drejtë shpopullimit.Ska rrugë e drita,jetohet si në ‘mesjetë’

0
Screenshot

 

Dy fshatra të bashkisë së Elbasanit, Plangaricë dhe Bodin janë drejtë shpopullimit për shkak të mungësës së investimeve sidomos në infrastrukturë. Të ndodhur në njësinë adm. Gracen këto dy fshatra po braktisëen nga banorët për shkak se e vetmja rrugë që lidh këto dy vende me aksin kryesor nuk ka parë kurrë investime. Siç duket edhe nga pamjet rruga është shumë e dëmtuar dhe e rrezikshme për shkak të relievit malor. Për ndriçmin nuk flitet madje banorët e mbetur të këtyre fshatrave kanë vazhdimisht probleme me furnizimin me energji elektrike sa herë që ka reshje. Jashtë kamerave ata thonë se ndërhyrja e fundit për të sistemuar çakullin është bërë para 10 vitesh dhe që atëherë nuk është vënë dorë. Ditët më të vështira për ta janë kur kanë njerëz të sëmurë pasi ambulance e ka të pamundur të zbresi për në fshat. Edhe pse janë larguar banorët e fshatit vijojnë të kujdesën për tokat bujqësore që kanë aty por kalimi për tek tok sa vjen e vështirësohet. Fshatrat kanë pamje piktoreske dhe në to mund të zhvillohej shumë mirë agroturizmi por në një vend ku nuk ka rrugë askush nuk dëshiron të shkojë./Infoweb Media


PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu