Dy gra humbin jetën, katër të tjerë në gjendje të rëndë. Aksident i rëndë në qytetin shqiptar

0

Një aksident i rëndë ka ndodhur në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ku nga përplasja e dy makinave kanë humbur jetën dy gra dhe janë plagosur rëndë katër persona të tjerë.

Si pasojë e këtij aksidenti, sipas Policisë 6 persona kanë pësuar lëndime të rënda dhe janë dërguar për trajtim urgjent mjekësor.

“Sot rreth orës 16:00, në fshatin Korroticë e ulët të Drenasit, ka ndodhur një aksident trafiku, ku kanë qenë të përfshira dy automjete në lëvizje. Bazuar në të dhënat fillestare, si pasojë e këtij aksidenti lëndime të rënda trupore kanë pësuar 6 persona dhe të njëjtit janë dërguar për trajtimin e nevojshëm mjekësor”, kanë thënë për Express nga Policia e Kosovës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu