Dy simpatizantët e opozitës bllokojnë kryetarin e një subjekti politik në Dibër,dyshonin se po blinte vota

0

Dy persona janë vënë në hetim nga policia e Dibrës pasi pas dyshimeve për blerje vote kanë bllokuar në automjet kryetarin e një dege lokale të një subjekti politik. Pas kontrolleve, policia njofton se në automjetin e këtij të fundit nuk është gjetur një send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Dibër, filloi procedimi penal, dhe u referuan materialet procedurale në Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër, për veprat penale “Heqje e paligjshme e lirisë”, “Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit automobilistik”, për shtetasit :

F. A., 54 vjeç, S. L., 46 vjeç, banues në Dibër, (simpatizanë të një subjekti politik).

Këta shtetas kanë ndaluar dhe kontrolluar automjetin që drejtohej nga shtetasi A. C., (kryetar i degës lokale i një subjekti politik), dhe është mbajtur i bllokuar deri në mbërritjen e shërbimeve të Policisë, me pretendimin se ky shtetas, posedonte materiale që mund të ndikonin në procesin zgjedhor.

Nga verifikimet e kryera dhe kontrolli i ushtruar nga grupi hetimor në automjetin që drejtonte shtetasi A. C., nuk u gjet asnjë send kompromentues në lidhje me procesin zgjedhor. Vijon puna për identifikimin dhe procedimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë ngjarje”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu