Një i moshuar i cili dyshohej se ishte mbytur,në ujërat e lumit Devoll është gjetur në gjendje të mirë pranë një banese.Ramazan Arapi 80-të vjec thuhet se vuante nga probleme të shëndetit mendor. I moshuari i është dorëzuar mëngjezin e sotëm familjarëve në gjendje të mirë shëndetësore.
Njoftimi i Policisë
Policia njofton se në vijim të informacionit paraprak të dhënë më datë 02.09.2023, sipas të cilit shtetasi T. A. kishte njoftuar Policinë, se i ishte larguar nga banesa babai, shtetasi R. A., 80 vjeç (me probleme të shëndetit mendor), për të cilin shtetasi T. A. dyshonte se ishte mbytur në lumin Devoll, ju informojmë se pas kërkimeve të pandërprera nga toka dhe përgjatë rrjedhës së lumit, mbrëmjen e djeshme, u bë e mundur gjetja e shtetasit R. A., në një zonë në afërsi të banesë së tij.